Lumturia është qëllimi i jetës së secilit nga ne. Shkencëtarët australianë kanë publikuar kohët e fundit në një revistë të njohur shkencore listën e ” përbërëseve” të nevojshëm për një person që të ndjehet vërtet i lumtur dhe gjithashtu komentuan në listën e kushteve për lumturi.

Sipas tyre lista duket si më poshtë:
Stil jetese të shëndetshme
Mundësi për të ëndërruar
Vendosja e qëllimeve të duhura
Besimi në realizimin e qëllimeve dhe shpresave
Puna e duhur
Pjesmarrja në jetën sociale
Zgjedhja e duhur e partnerit të jetës

Përsa i përket “përbërësit” të fundit, autorët shprehën besimin se në fakt zgjedhja e duhur e partnerit është një përbërës thelbësor për t’u ndjerë mirë me veten sepse mospërputhja psikologjike në një familje zakonisht çon në dështim të të gjithë sferave të jetës, por duke kuptuar se ju keni shpatulla të forta që ju përkrahin n’a bën të ndjehemi të sigurt dhe të qetë, dhe kjo në vetvete është një garanci e suksesit, theksojnë psikologët.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: