Ish-futbollisti Fatmir Hysenbelliu ka rrëfyer për “Top Arena” në televizionin “Top Channel” disa sekrete të jetës së tij përtej sportit që e ka aq shumë për zemër. Në intervistën e Fjoralba Ponarit, biznesmeni i suksesshëm flet për pasionet e tij, raportin me paranë dhe bamirësitë që bën.

Futbolli apo biznesi, cili i josh më shumë femrat?
Futbolli.

A ka Oni në mendjen e tij një femër për të cilën fantazon nga ‘Shou Biz-i Hollivudian’, të cilën do të donte ta bënte të tijën?
Jo.

A je ndier ndonjëherë i përdorur ekonomikisht nga një femër që e ke pasur në krah?
Që e kam pasur në krah, jo.

Sa është buxheti i Onit në ditë? Sa shpenzon?
S’është se kam bërë ndonjëherë kalkulimet. Varet nga dita.

A je ti çun babi?
Babai është pjesë e jetës sime dhe normalisht nuk është se të lind vetëm mamaja… Edhe babai ka pjesë në lindjen tënde.

Sa është dhurata më e majme që ti i ke bërë qejfi n vetes?
S’e di. Nuk është se e kam menduar ndonjëherë.

A e bën paraja njeriun të lumtur?
Të lumtur? S’e di! Një pjesë të jep lumturi. Por, paraja nuk është gjithçka.
on
A të bën ty të lumtur?
Më bën, por nuk është gjithçka.

Bamirësitë i bën sepse i ndien apo sepse vjen me prestigjin?
Unë nuk bëj asgjë në jetë nëse nuk e ndiej, sepse nuk është se i kam detyrim njeriu.

Sa herë ke udhëtuar me transport publik?
Kur kam qenë gjimnazist në Londër.
hysenbelliu5
Bukën me vaj, ullinj dhe domate, e ke provuar ndonjëherë?
Çdo të diel.

Pse je aq i fiksuar pas objekteve të luksit? Ke orë të shumta, makina…
Është thjesht një hobi personal. Nuk është se bën ndonjë diferencë.

Cili vend i botës të ka mbetur pa vizituar?
Në Afrikën e Jugut.
oni
Kur ke në plan që ta vizitosh?
Nuk e di. Së shpejti mbase.

Nëse Oni bie ndesh me rregullat e qarkullimit, pra e parkon makinën në një vend që nuk lejohet…
Nuk e parkoj asnjëherë makinën ku nuk lejohet. Gjithmonë e parkoj në vendin e duhur.

Të josh ende ideja që një ditë të jesh President i Shqipërisë?
Pse jo?!

 

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb