”Volodymyr Zelensky” do të quhet rrethrrotullimi përballë ambasadës së Ukrainës në Madrid, njoftoi kryebashkiaku i kryeqytetit, Jose Luis Martinez-Almeida.

”Ky emërtim i dedikohet popullit ukrainas dhe presidentit të tij, Zelensky”, deklaroi Almeida duke e konsideruar presidentin si ”fanar të lirisë”.

”Shpreh gjithë mbështetjen e qytetit tonë për liderin e Ukrainës”, theksoi ai.

Për Martinez-Almeida, presidenti po ushtron detyrën ”heroikisht” kundër pushtimit rus.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb