TIRANË

Gjatë konferencës për shtyp të drejtuar nga kryetarja e komisionit hetimor dhe nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku, prezantoi përpara shqiptarëve skemën e operimit të kompanive që kanë përfituar kontratat me vlerë 430 mln euro.

“Skema, që ju e shihni këtu, është ajo e lidhjes së tre personave që kanë krijuar mbi 40 kompani (por që ne nuk I kemi paraqitur të gjitha). Të gjithë të punësuarit në kompanitë e inceneratorëve janë njerëz të lidhur me njëri tjetrin përmes lidhjeve miqësore dhe historike mes tyre. Mirel Mërtiri njihet me Zoton, të dy udhëtojnë me Ahmetaj dhe Gjiknurin, më pas Gugallja hap një kompani që gjithë punimet ia jep po Zotos. Më pas krijojnë kompani auditimi me njerëz që janë këshilltarë në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, e më tej administratorët janë po ashtu qytetarë që kanë punuar në kompanitë e zv.kryeministrit aktual, apo në kompanitë e Mërtirit dhe Zotos.” U shpreh Tabaku ndërsa prezantonte skemën e publikuar.

Ajo këmbënguli që SPAK nuk duhet t’i trajtojë më këto çështje si të izoluara por si një çështje e vetme dhe duhet t’i bashkojë këto tema sidomos tanimë që ka një kallëzim të qartë nga PD ku shpjegohet lidhja.

Partia Demokratike ka ngritur akuzën se pas skemës së inceneratorëve është një grup i strukturuar kriminal dhe ka dorëzuar në SPAK një kallëzim final me 50 persona të akuzuar.

Whatsapp Image 2022 03 18 At 1.19.53 Pm
Whatsapp Image 2022 03 18 At 1.19.53 Pm

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb