Gianni de Biasi duhet të pres ende për tu ulur në stolin e një klubi italian. Prej kohësh flitej se ish trajneri i Kombëtares do të zëvendësonte Pippo Inzaghin në stolin e Bolonjës.

50762678 367934817358196 8505848976409362432 N (1)

Me anë të një postimi në faqen e tyre zyrtare klubi i Bolonjës njoftoi prishjen e marrëveshjes me ish sulmuesin e famshëm por emri që do të marrë vendin e tij nuk është De Biasi por Sinisa Mihajlovic. Ish trajneri i Torinos, Fiores e shumë klubeve të tjera, ka firmosur një kontratë deri në fund të sezonin me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit.

50823728 2123537551310345 2765889458938052608 N

Në këtë mënyrë Mihajlovic i “djeg” De Biasit një mundësi reale pasi mes kandidatëve për të marrë drejtimin e Bolonjës ishte dhe ai, fundja siç është bërë tashmë traditë me emrin e De Biasit që lidhet me çdo skuadër italiane që është në kërkim të një trajneri të ri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb