Spanja është një përfaqësuese që të gjithë e presin me dëshirë për ta parë, të gjithë e kanë ende të freskët në kujtesë periudhën ku pushtin botën dhe Evropën por sot diskutimi është ndryshe pasi furitë e kuqe rrezikojnë edhe të eliminohen që në fazën e grupeve. Për të shmangur një përfundim të tillë që do të ishte katastrofë për iberikët, ndaj Sllovakisë kërkohet fitorja me çdo kusht. Presioni është i madh mbi trajnerin Luis Enrique i përfunduar nën akuzë që në momentin kur publikojë listën e lojtarëve të grumbulluar:

Luis Enriques 1560954375
Luis Enriques 1560954375

“Sa jam i shqetësuar nga 1-10? Mund të them 7. Jam i shqetësuar për vetë faktin sepse mendoj se meritonim diçka më shumë se dy pikë në dy ndeshje. Maksimumi që unë mund të bëj tani është të motivojë djemtë e mijë që të shprehen në fushë në mënyrën më të mirë të mundshme. Ne jemi si një shishe shampanje që është gati për tu hapur. Jam i bindur se na mjafton vetëm një fitore për tu kthyer në top. Loja që ka shfaqur skuadra ime ka qenë optimale në dy ndeshjet e para, pavarësisht rezultatit”, u shpreh Luis Enrique në konferencë për shtyp. Grupin E kryesohet nga Suedia me katër pikë që ka siguruar një biletë për në fazën e 1/8 e ndjekur nga Sllovakia me 3 pikë, Spanja 2 dhe Polonia 1.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb