Presidenti i Republikës, Ilir Meta është i ftuar nderi në takimin festiv me personalitetet e shquara dibrane, që zhvillohet në Pallatin e Kulturës në Kamëz, me rastin e 100-vjetorit të Luftës së Dibrës dhe betejës së Lanë-Lurës.

Në kuadër të këtij zhvillimi, Meta shkruan në “Facebook”, se ndihet falenderues për mikpritjen e ngrohtë të komunitetit dibran atje, si dhe shton se sot përkujtojmë me krenari 100-vjetorin e Luftës heroike të Dibrës dhe betejës së lavdishme të Lanë-Lurës

Postimi i Presidentit Ilir Meta:

Falenderues për këtë pritje kaq të ngrohtë në Kamëz nga komuniteti i dashur dibran.
Përkujtojmë sot me krenari 100-vjetorin e Luftës heroike të Dibrës dhe betejës së lavdishme të Lanë-Lurës!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: