Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu ka uruar 100 vjetorin e krijimit të pavarësimit dhe themelimit, ku është shprehur se ndihet i privilegjuar që po u shërben bashkatdhetarëve të tij .

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Spahiu ka shkruar se në kuadër  të përvjetorit, do të zhvillohen një sërë aktivitetesh, teksa ka bërë publike logon dhe foton zyrtare të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

 

Postimi i plotë i Spahiu-t:

1923 – 2023, një shekull Komuniteti Mysliman i Shqipërisë!

Një shekull mëvetësi

Një shekull me sfida

Një shekull shërbim

Të dashur motra dhe vëllezër shqiptar kudo që ndodheni, viti 2023 është 100-vjetori i pavarësimit dhe themelimit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Në këto njëqind vite institucioni ka kaluar sfida dhe suksese të jashtëzakonshme, por me ndihmën e Zotit ia ka dalë çdo herë të menaxhojë me sukses si sfidën, ashtu edhe suksesin.

Për mua është një privilegj dhe përgjegjësi shumë e lartë të jem kryetari i 10-të i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Privilegj sepse kam nderin t’i shërbej bashkëatdhetarëve të mi dhe të jem pasardhës i shumë figurave të shquara që kanë drejtuar KMSH në këtë shekull.

Përgjegjësi sepse unë jam i vetëdijshëm dhe jam munduar të mbaj çdo sekond në mendje, në zemër e në ndërgjegje që do të dal një ditë përpara Zotit të gjithësisë dhe të përgjigjem për shërbimin ndaj fesë së Tij.

Përgjatë vitit 2023 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë do të zhvillojë një sërë aktivitetesh në kuadër të 100-vjetorit.

Prezantimi i parë i të cilave është logoja zyrtare (foto) që prezantojmë sot, 1 janar 2023.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb