Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili teksa sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama, deklaroi se Shqipëria është para një tragjedie të re izolimi.

Duke marrë shkas nga një kronikë e Zërit të Amerikës për largimet e qytetarëve nga vendi ynë, Vasili tha se projekti i Ramës është një Shqipëri pa shqiptarë. Në një dalje publike para mediave, Vasili pohoi se moshapja e negociatave do të ishte një lajm i keq për vendin tonë.

“Shqipëria sot është para një tragjedie të re izolimi. Me qëllimin e vetëm të shndërrimit të një Shqipërie pa shqiptarë, ky është projekti i Ramës. Integrimi europian është momenti kyç, dalja nga horizonti i izolimit. Qeveria në vend të reflektimi të thellë, ka zgjedhur të bëjë rrugën e propagandës. Moshapja e negociatave do të ishte lajm i keq për shqiptarët”, tha Vasili.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: