Dëmtimi i rëndë i Harry Kane ka detyruar Tottenham të hyjë në merkato për të gjetur një sulmues. Deri tani Jose Mourinho ka marrë vetëm refuzime, çka ka bërë që në krye të listës për të zëvendësuar kapitenin e skuadrës londineze të ngjitet Vedat Muriqi. Futbollisti i kombëtares së Kosovës është një njohje e vjetër për “Spurs”, që edhe më parë kishin kërkuar shërbimet e tij. Tashmë në emergjencë për sulmin, interesi është ndezur sërish 25-vjeçari ka të gjitha shanset që të transferohet në Premier League.

Ei7ho4pxsaab B
Ei7ho4pxsaab B

Në fillim mediat turke dhe më pas ato angleze i kanë dhënë zë këtij operacioni në merkato, teksa janë zbuluar edhe detajet financiare. Protagonist i një sezoni të shkëlqyer me 11 gola në 17 ndeshje të luajtura, Fenerbahce nuk ka ndërmend të privohet nga sulmuesi, të paktën jo pa fituar një shumë të rëndësishme. Kështu, klubi turk pranon të shesë kartonin e Muriqit vetëm për 20 milion paund.

  • foto galeri
  • foto galeri

Duke qëndruar në atë që raportojnë mediat lokale, Tottenham ka marrë kohë dhe po përgatit ofertën e tij. Transferimi te skuadra londineze në Premir League do të ishte kapërcimi i madh në karrietën e Vedat Muriqit, që deri tani ka njohur vetëm ngritje. Pas hapave të parë në Kosovë, sulmuesi pati një aventurë edhe në Shqipëri me Besën dhe Teutën, përpara se të kalonte në Turqi, në fillim te Rizespor dhe tani te Fenerbahce.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb