TIRANË

Besnik Mustafaj ka mirëpritur në shtëpinë e tij moderatoren e emisionit “Vila 24”, Androniki Kolka. Politikan aktiv, ish-ambasador, ish-ministër, Mustafaj është i pranishëm shpesh në studio televizive me qëndrimin e tij mbi çështje të ndryshme të aktualitetit politik. Kësaj radhe, kamera shkon aty ku ai jeton. Ndryshme nga ç’është një person i rezervuar për jetën private, Mustafaj ka pranuar më në fund të hapë derën e shtëpisë për herë të parë duke na treguar anën tjetër të tij, dashurinë për natyrën dhe përkushtimin për kopshtin në Priskë.

Teksa i tregon Nikit për pemët e bimët që kujdeset, Mustafaj dëshiron të theksojë se në kohë ka ngritur këtë kopsht aspak të rregullt, apo ashtu siç i pëlqen atij ta quajnë, një kopsht rustik, brenda ekuilibrave harmonikë e jo shumë të rregullt. “Më pëlqen të duket si fshat.”-thotë ai, kur e tregon qartë lidhjen e tërheqjen e fortë që ka për natyrën. Në pjesën e mbrapme të kopshtin, thotë se ka mbjellë perime të ndryshme: “Kam sensin e malësorit, se toka duhet te jetë edhe prodhuese, jo vetëm dekorative.”- shton ai teksa shoqëron Nikin mes pemëve frutore të ndryshme. Në një largësi jo shumë të madhe nga tarraca e shtëpisë së tij dallohet edhe banesa e kreut të qeverisë, Edi Rama. Thotë se këmbehen rrugës, po nuk takohen.

“Këmbehemi kur jemi në makinë. Ai ka roje, unë jo.”-thotë me humor duke sqaruar se që andej shihet shtëpia e Ramës, po e tija është më e mbrojtur për sytë kureshtarë pasi rrethohet me pemë të ndryshme. Kurioze për të parë studion e Mustafajt, Niki pyet për punët që ai ka në dorë, ndërsa Mustafaj shprehet se po punon për një roman e për këtë, siç veçon  ai, kërkohet që një shkrimtar serioz të ketë rehati e përkushtim, dhe këto ia siguron vendodhja e kjo shtëpi e strukur pranë malit të Dajtit dhe me gjelbërimin e nevojshëm. Ai dëshmon se shtëpinë e ka edhe si një vend të mirë ku mbledh miqtë e tij, kryesisht për fundjavë ku edhe shijojnë nga një gotë verë.

Dëshira për ta parë nga afër këtë shtëpi, jo shumë të komentuar në media, Mustafaj thotë se e ka ngritur që në vitin ’90, e ka shkuar të banojë aty rreth vitit 2007 ku edhe ishte pak më i lirë nga aktiviteti i ngjeshur politik. Në këtë mëvetësi, larg Tiranës së zhurmshme, pranë familjes, ai tregon se preferon vetëm të dëgjojë radion, duke e konsideruar shumë të dashur, ndërsa lajmet zgjedh t’i ndjekë tek klubi i fshatit me miqtë e tij: “Pasdite shkoj pi kafenë, shoh lajmet a dëgjoj ndonjë thashethem nga Tirana”-vijon ai bisedën me qetësi, ndërsa kamera fikson një ndërtesë të vendosur mes gjelbërimit e ku ndihet dora që e ka punuar e ka kultivuar gjithçka me dashuri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb