Një shtetas kroat që luftoi së bashku me trupat ukrainase në Mariupol është arrestuar nga ushtria ruse, njoftoi media shtetërore kroate.

Ministria e Jashtme e Kroacisë konfirmoi gjithashtu se “ka njohuri për një shtetas kroat të ndaluar” dhe po punon me autoritetet ukrainase për të zgjidhur situatën. Ajo nuk ofroi informacione të mëtejshme për shkak të “ndjeshmërisë së situatës”.

Televizioni shtetëror HRT raportoi se burri kroat u përpoq të ikte nga Mariupol me luftëtarë të tjerë ukrainas, por u kap nga rusët. Asnjë detaj tjetër nuk ishte i disponueshëm menjëherë.

Televizioni rajonal N1 tha se arrestimi u raportua fillimisht nga mediat ruse.

Porti strategjik i Mariupolit është përballur me javë të tëra të bombardimeve ruse. Sulmet janë intensifikuar ndaj trupave rezistuese në një fabrikë çeliku në qytet, ndërsa trupat ruse kërkojnë të pushtojnë plotësisht Mariupolin në kohë për festimet e Ditës së Fitores së Rusisë të hënën, duke festuar humbjen e Gjermanisë naziste në vitin 1945.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb