Deputeti i PS-së, i deleguari i socialistëve në qarkun e Kukësit ka prezantuar sot në selinë rozë në Tiranë kandidatët fitues në dy bashki të Veriut.

Bëhet fjalë për Rexhë Byberin e Tropojës dhe Safet Gjicin e Kukësit. Majko e cilësoi një skuadër të mrekullueshme që foli me rezultat.

“Protagonistët e vërtetë janë këta që qëndrojnë pas meje dhe Safet Gjici, Rexhë Byberi. Një skuadër e mrekullueshme e cila foli me rezultat, foli me gjuhën e votës, nxiti një opinion të përgjithshëm publik për të të vazhduar punën për ndryshimin e Kukësit, për ndryshimin e Tropojës. Lejomëni me kënaqësinë më të madhe t’i jap këtu në selinë e PS për herë të parë fjalën fituesit të bashkisë së Tropojës Rexhë Byberi”, tha Majko, teksa falënderime shprehën dhe Byberi dhe Gjici.

Sa i përket Hasit, ku fitoi koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Majko tha se nuk duhet ta konsiderojë veten të humbur.
“Këtu mungojnë përfaqësuesit e Hasit. Dua të jap një falënderim nga zemra për kandidatin Halit Mulaj, për gjithë socialistët në Has. Hasi do të ketë dy deputetë, unë dhe Gerta. Do ta ketë pas gjithë këtë familje. Nuk duhet ta konsiderojë veten të humbur sepse na ka dhe do të na ketë ne deri në fund. Falënderim nga zemra për të gjithë ata që na besuan dhe votuan për të ardhmen e tyre”, tha Majko.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb