Ankand rekord prej 13 milionë dollarësh për një Stradivarius që i përkiste mësuesit të Albert Ajnshtajnit, Toscha Seidel nga Odessa dhe mbi të cilin duhej të praktikohej në klasë edhe shkencëtari i çmimit Nobel.

Mësime që i “pagoi” me skica të pakuptueshme, si “tkurrja e gjatësive”, fenomen i parashikuar nga teoria speciale e relativitetit. Instrumenti, i prodhuar në punishten Stradivari në Kremones në vitin 1714 dhe i riemërtuar “Da Vinci” nga tregtarët e mëvonshëm, ka një dorezë prej druri, tabela zanore nga një dru i vjetër 300 vjeçar, që bën një rezonancë të përsosur, ndërsa pjesa e pasme është një copë unike panje druri.

Baza e ankandit ishte 8 milionë dollarë, parashikimet më optimiste që dhanë ishin 20 milionë, do ta kishin bërë atë violinën më të shtrenjtë në histori, por në shtëpinë e ankandeve Tarisio ajo u ndal në 13 milion.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Rekordi absolut, pra, mbeti tek Stradivari “Lady Blunt” i vitit 1721, i shitur, në vitin 2011 për 15.9 milionë euro.
“Da Vinci-ex Seidel” u përdor gjithashtu nga mjeshtri i Ajnshtajnit për të regjistruar kolona zanore për filmat
e Hollivudit që kanë bërë histori,nga “Magjistari i Ozit” në 1939 tek “Intermezzo” me aktoren Ingrid Bergman.

(Tgcom24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb