TIRANE- Kryetari i Gjykatës së Lartë të Shqipërisë, Xhezair Zaganjori, fajësoi sot institucionet shtetërore dhe qarqet politike për ngarkesën e madhe të punës nëpër gjykata.

“Politika i ndryshon ligjet dhe njerëzit pas çdo rotacioni pushteti për qëllime elektorale dhe kjo mbingarkon gjykatat me dhjetëra mijëra procese, të cilat vonohen dhe gjykohen pa cilësi”, tha ai.

Në konferencën “Shqyrtimi Gjyqësor Administrativ në Republikën e Shqipërisë dhe efektet e Reformës në Drejtësi”, të organizuar nga Qendra për Çështjet e Informimit Publik (INFOÇIP), Zaganjori tha se mijëra nëpunës hiqen nga puna pa asnjë motiv dhe ata dynden nëpër gjykata, po ashtu pronarët, ushtarakët dhe pensionistët.

Gjatë kësaj konference ishin të pranishëm edhe Presidenti Ilir Meta, Përfaqësuesi i Këshillit të Evropës në Tiranë Claus Neukirch, Avokatja e Popullit, Erinda Balanca, Kryetari i Gjykatës Administrative të Apelit, Kastriot Selita, gjykatës dhe anëtarë të trupës gjyqësore administrative, avokatë, përfaqësues të shoqërisë civile, etj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb