Plazhi në qytetin Nea Moudania në Halkidiki u godit nga një stuhi rëre të dielën pasdite, raportojnë mediat greke.

Një stuhi rëre apo tornado, siç raportuan disa media greke, shkaktoi dëme në lokalet e plazhit, të cilat mund të shihen në videot që qarkullojnë në rrjetet sociale.

Tre persona dyshohet se u lënduan në këtë katastrofë natyrore dhe faqja Ethnos.gr raporton se një grua u godit në kokë dhe u transportua në një qendër lokale shëndetësore.

Michalis Sioutas, doktor i meteorologjisë nga Universiteti Aristoteli në Selanik, tregon se kjo është një “dukuri e zakonshme që ndodh kryesisht në korrik dhe gusht për shkak të ngrohjes së papritur, të fortë të tokës”.

Ai shton se, meqenëse është një fenomen i paparashikueshëm me intensitet të fortë që mund të hedhë objekte, mund të jetë i rrezikshëm për ata që janë afër.

Megjithëse tornadot lidhen kryesisht me Shtetet e Bashkuara, ne kohët e fundit dëshmuam se ato mund të godasin edhe Evropën, më saktësisht Republikën Çeke, dhe mediat greke raportojnë se ato janë të shpeshta edhe në Halkidiki.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb