Inter vijon të refuzoj në mënyrë konstante çdo lojtarë që Barcelona ofron për të lënë të lirë Lautaro Martinez. Antonio Conte nuk dëshiron të heq dorë nga dyshja Lukaku-Martinez, një dyshe e cila në pak kohë është shndërruar në një makineri perfekte golash. Deri në këtë pikë, e vetmja mundësi që “demi” të largohet është ajo që Barcelona të paguaj klauzolën e tij të largimit, 111 milion euro. Vetë Lautaro, përtej dëshirës për të luajtur përkrah Leo Messit, nuk e ka ngritur kurrë zërin, nuk është shprehur kurrë publikisht se dëshiron të largohet nga Inter.

Martinez
Martinez

Zikaltërit nuk e kanë me nxitim të futen në negociata, fundja Martinez ka një kontratë deri në vitin 2023 por sigurisht duhet të lëvizin për ti ofruar një kontratë të re, si në kohëzgjatje ashtu dhe në vlerë. Inter nuk mund ti ofroj 10 milion euro aq sa i ofron Barcelona por të paktën janë të detyruar të barazojnë me atë që përfiton Lukaku.

Cavani
Cavani

Largohet apo jo Martinez, Inter do të provoj të transferoj në Milano, Edison Cavanin i cili do të marrë vendin e Sanchez me kilianin që do të rikthehet tek Man.United pas një viti huazim. Nëse Cavani heq dorë nga paga e tij aktuale që përfiton tek PSG, 12 milion euro, Inter do të futet në negociata. Në Milano këtë verë pritet të rikthehen edhe dy lojtarë, Nainggolan dhe Perisic. Nëse për të dy lojtarët nuk del ndonjë ofertë e re, Conte do të pranonte të punonte më kënaqësi me të dy lojtarët.

Icardi
Icardi

I ndryshëm është diskutimi për Icardi, nuk ka asnjë shans që argjentinasi të punoj me Conten, Inter dhe PSG do të vijojnë negociatat. Oferta e Leonardos mbetet 50 milion euro ndërsa zikaltërit i qëndrojnë besnik klauzolës së vendosur, 70 milion euro.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb