Tirana e mbylli vitin në vendin e 6-të, në kuotën e 16 pikëve, dhjetë pikë larg kreu, shifra që tregojnë qartë se bardhebluve i duhet diçka më shumë për pjesën e mbetur të sezonit për të realizuar objektivin e klubit, titullin kampion. Në çdo moment, trajneri Dede ka qenë i hapur për merkato, ekipi i tij ka nevojë për përforcime cilësore për të përballuar një sezon të gjatë dhe të ngjeshur. Nuk është kundër kësaj ideje as presidenti Halili, përkundrazi, prej kohësh së bashku me drejtorin Osmani po punojnë për ti vendosur në dispozicion trajnerit elementët e duhur. Ashtu siç u shpreh presidenti Halili pak kohë më parë në intervistën e tij për “Neës24”, afrimet do të jenë jashtë Superligës, për ti hedhur pak dritë merkatos së bardhebluve kanë mëndur mediat maqedonase.

Tirana Merkato
Tirana Merkato

Sipas “Sport1”, përforcimi i parë i ekipit kryeqytetas do të jetë Matej Cvetenaovski. 23-vjeçari aktivizohet tek Vardar dhe luan si sulmues krahu. Cvetanovski ka gjetur akordin me Tiranën ndërsa në kryeqytet do të vij me parametra zero, për tu bashkuar me dy lojtarët e tjerë Najdovski dhe Toshevski, të dy lojtarët pjesë e Vardar një sezon më parë. Gjithnjë sipas mediave maqedonase, Tirana ka gjetur edhe akordin total me Ferhan Hasanin.

Hasani
Hasani

Ndryshe nga se flitej, sipas “Sport 1”, Hasani do të përfitoj tek Tirana një pagë sezonale prej 150 mijë euro. Me Cvetanovskin dhe Hasanin reparti ofensiv duket i plotësuar ndërsa trajneri Dede mbetet në pritje edhe të një qendërmbrojtësi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb