Të mëdhatë nuk gabojnë dhe marrin fitore në Kupën e Botës. Triumf i vuajtur 2-1 i Francës ndaj Danimarkës, ndërsa për të mundur 2-0 Meksikën, te Argjentina menduan Messi dhe Fernandes. I ftuar në Neës 24 në Qatar n’24 ishte trajneri i njohur, Shpëtim Duro.

“Unë i dëgjoj dhe intervistat dhe pas ndeshjes me Arabinë e sakatuan. Unë e kam thënë që ai do të bëj mrekullinë me Argjentinë dhe s’e kam thënë veç për Messin por edhe për Ronaldon. Janë lojtarë që pavarësisht moshës ato bëjnë shumë në ekipet e tyre. Messi po kalon një formë të shkëlqyer dhe te PSG, nga kjo gjë pritej dhe forma e tij.

Jam i bindur se Messi do kalojë Maradonën me golat e shënuar. Messi do realizojë golin e nëntë në Botëror që në ndeshjen e radhës ndaj Polonisë.Jam dakord me Argjentinën që ka yje. Pas Messit, si emër është Lautaro. Sot Lautaro nuk u  duk nëse ka luajtur apo jo. Por të mos jetë protagonist, kjo flet vetë.

Sot ka qenë ndeshje jashtëzakonisht e vështirë. Meksikës i interesonte barazimi dhe Argjentina po luante keq. Në pjesën e dytë pati rritje të lojës argjentinase. Ndërrimet u bënë në momentin e duhur. Sërish individualiteti i Messit që e zgjidhi situatën” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: