Në Komisionin Hetimor për aferën e Inceneratorëve, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku është shprehur se përzgjedhja e supervizorit sa i përket rrugës së Arbrit është bërë në mënyrë të rregullt.

Gjatë kësaj mbledhjeje , balluku gjithashtu ka theksuar se

Pjesë nga biseda:

Tabaku: Nuk besoj se kemi komente për metafora…

Balluku: Unë po ndjek pyetjet dhe po i përgjigjem sipas metaforave…Nëse nuk përdoret metafora nga ana ime nuk ka për t’u përdorur…

Bushati: Supervizori i rrugës së Arbrit paguhet nga ju?

Balluku: Siç është përpiluar kontrata, në këto kushte ndodhemi edhe sot. Këtu jam për t’u shprehur si zyrtar përgjegjës. Përzgjedhja është bërë bazuar në kontratë.

Bushati: Përsëri për supervizorin, ai na del me një dokument zyrtar edhe si projektues tek e njëjta vepër?

Balluku: Mendoj që në këto kushte ju duhet ta thërrisni supervizorin… Kontratat kanë ardhur në 2018 ne Ministri dhe duhet të keni parasysh që kanë qenë kontrata në vazhdim…Unë nuk e shikoj në fushën time të përgjegjësisë këtë lloj analize…Ju po mundoheni të nxirrni nga një zyrtar përgjegjës gjykimin e tij personal… Nëse keni pyetje për supervizorin , mund ta thërrisni… Kontrata e Tiranës është në vazhdim…dhe ndiqet nga ZP. S’mund t’i thoni Ministrisë se ka në varësi punonjësit e Bashkisë së Elbasanit…

Bushati: Ka një ndryshim pronësie, një ekstrakt i datës 7 .12. 2020,  që ndryshon 100 % pronësia e aksioneve, ju a keni dhënë miratimin tuaj?

Balluku: Ky është një element që më duhet ta verifikoj sepse ka pasur shumë aktivitete sa i përket kontratave..

Bushati: Një punonjëse e lartë se një vartëse e juaj na u konfirmua për ndërtimin dhe shfrytëzimin e inceneratorit të impiantit të prodhimit të energjisë elektrike për Elbasanin?

Balluku: Nuk besoj që prisni një zyrtare t’ju bënte me dije që kjo ekziston. Ju jeni në dijeni dhe besoj që edhe vkm ju i keni.

Bushati: A është i ligjshëm ?

Balluku: Ju kërkoni që unë të vlerësoj në mënyrë personale aktet që kanë dalë…Është një nga hapat që këto impiante kanë…dhe në këndvështrimin tim si ministre është ligjore…

Impianti në Fier?

Balluku: Fieri vazhdon të jetë në një proces të ndërtimit dhe të dorëzimit të impiantit . Kemi shumë komunikime që ju i keni marrë. Nuk shikoj përse duhet të ketë një shtyrje për të avancuar procesin në Fier, ndërsa e dimë që atje ka pasur disa vonesa… Këshilli i Ministrave ka të drejtë të japë vetëm licencë … paraardhësi ka dhënë të drejtë për shfrytëzim të 25 viteve objektit, pra impianti të trajtimit të mbetjeve në Elbasan. Është dhënë e drejta e ndërtimit dhe është licencuar prodhimi i energjisë nga impianti i Elbasanit. Bashkia e Elbasanit do të ketë mundësi të prodhojë energji elektrike me të cilat do të kompensojë të gjitha nevojat…

Bushati: Do të ketë një vendim si ai për Elbasanit edhe për Fierin ?

Balluku: nëse Fieri do të licencohet për prodhimin e energjisë, patjetër që do të licencohet.

Bushati: Licencimi bëhet nga ERE, jo nga Këshilli i Ministrave, s’ka asnjë dokument ku parashikohet që KSH të licencojë për prodhim energjie…?

Pra a do të ketë një vendim identik me kohëzgjatje 25 vjeçare?

Balluku: Unë nuk di se cila kontratë do të krijojë probleme., Unë insistoj s e në baze të vkm 25 vite janë afati i vlefshmërisë të prodhimit të energjisë në Elbasan. Licencat dhe gjithçka tjetër do t’i kalojë bashkisë së Elbasanit…Nuk do të ketë pretendime nga pala drejtuese sepse është e qartë që licenca është pjesë  e partneritetit publik dhe privat…

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb