Emily, vajza e Ilir Shaqirit ka përgatitur një surprizë të madhe për babain e saj, sapo ai të dalë nga Big Brother. Këtë fakt e ka bërë të ditur sot në “Wake Up” në Top channel gjatë një bisede dhe më nënën e saj, Emanuelën.

Ajo nënkuptoi se mund të jetë një këngë kushtuar qëndrimit të tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe gjithë eksperiencave të përjetuara. “Do të jetë surprizë se im atë është një nga figurat më të rëndësishme të jetës sime bashkë me mamin”, tha Emily.

“Do të shohim, në të vërtetë ekziston një projekt, por Emily është mes shkollës, po xhiron një serial televiziv, kursi për kanto”, tha Emanuela. Kujtojmë se Emily dhe Emanuela ishin pjesë e surprizave nga produksioni për Ilirin në dy prej mbrëmjeve prime për të shuar sadopak mallin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb