Një surprizë e ëmbël i është bërë një çifti të pastrehë në Filipine. Rosalyn Ferrer 50 vjeç dhe Rommel Basco 55 vjeç, kanë jetuar prej 20 vitesh në një tendë të vogël së bashku me fëmijët e tyre.

Ata detyroheshin të mblidhnin mbetje plastike për të mbijetuar dhe nuk kanë pasur asnjëherë mundësi që të bënin një ceremoni martesore. Richard Strandz, një biznesmen në zonë, kaloi rastësisht në vendin ku banon çifti dhe u njoh me historinë e tyre. Menjëherë pas kësaj ai bisedoi me miqtë e tillë për t’i ofruar çiftit një paktë të plotë martesore.

“Unë zbulova se ata të dy kanë jetuar së bashku për më shumë se dy dekada, por nuk kishin pasur mundësi të bëjnë një martesë të vogël. Unë u preka nga historia e tyre e dashurisë, kështu që kontaktova miqtë e mi që kishin një biznes dasmash dhe mendova t’i befasoja me një martesë bamirësie”, shprehet Strandz.

Richard mendoi për të gjitha, i dhuroi Rosalyn-it një fustan të bardhë nusërie dhe Rommel-it një kostum klasik dhe nisi të fotografonte çiftin.

Ne nuk kemi pasur kurrë para dhe përqendroheshim vetëm të nxirrnim ushqim të mjaftueshëm për të ngrënë çdo ditë. Tani ndihem aq e bekuar për këtë që ka ndodhur. Unë jam shumë mirënjohëse”, shprehet Rosalyn.

Richard dhe miqtë e tij do të paguajnë gjithashtu për martesën në kishë, për të cilën shpresojnë të mbahet brenda vitit.

2 79
2 79
2 79
2 79

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb