Një nga ekzemplarët më të plotë të T-Rex u shit 31,8 milionë dollarë gjatë një ankandi të organizuar nga shtëpia e ankandeve “Christie’s” në Nju Jork, , duke katërfishuar rekordin për një dinosaur në ankand.

”Big Predator” bëri një punë të shkurtër të vlerësimit fillestar të propozuar nga ”Christie’s”, prej 6 deri në 8 milionë dollarë, duke treguar edhe një herë, nëse do të ishte e nevojshme, fuqinë e tërheqjes që zotëronte T-Rex.

Ai theu rekordin absolut të të gjitha kohërave, i vendosur nga Sue, një tjetër T-Rex, i shitur në tetor 1997 tek ”Sotheby’s” për 8,4 milionë dollarë në ”Field Museum of Natural History of Chicago”.

Vetëm rreth 50 T-Rex janë zbuluar që prej fillimit, në 1902.

Nëntë milionë dollarët u arritën në më pak se dy minuta, por u deshën gati 14 në total për të vendosur midis tre koleksionistëve që ishin ende në pistë, me një goditje përfundimtare të çekanit në 27,5 milionë dollarë, të cilave iu shtuan tarifat dhe komisionet.

Shitja u organizua në Nju Jork, por me dy degë në Hong Kong dhe Londër, ku specialistët e ”Christie’s” merrnin thirrje nga koleksionistët.

I lartë katër metra, i gjatë 12 metra, Stan, ashtu si ishte pagëzuar, peshonte shtatë deri në tetë tonë gjatë jetës së tij, sipas specialistëve.

67 milionë vjet i vjetër, ai u zbulua në 1987 pranë Buffalos, në Dakotan e Jugut.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb