TIRANE

Këngëtarja e njohur kosovare, Kida ka vendosur të bëjë një tatuazh të ri në trupin e saj. Ajo ka treguar me fotot në ‘Instastory’ se ka bërë tatuazh një tigër mbi krahun e saj.

“Ata urrejnë sepse është më e thjeshtë se sa të më kafshojnë mua”, ka shkruar Kida krah postimit në llogarinë e saj duke shpjeguar dhe domethënien e tij.

Kida nuk ka shtuar asnjë detaj tjetër, duke mos zbuluar nëse ky tatuazh lidhet me një ndodhi në jetën e saj apo me persona të caktuar. Kujtojmë se deri më tani ajo ka sjellë një sërë projektesh muzikore, që janë kthyer menjëherë në hit.

I fundit ka qenë ai i titulluar ‘Edhe sa’, i cili numëron 11 milionë klikime në ‘Youtube’.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: