Aktori i njohur, Naun Shundi, po ndërton një teatër dhome në shtëpinë e tij në zonën e Ish-Kinostudios. Teatri që do të jetë një hapësirë alternative në qytet do të mbajë emrin “Zonja e bujtinës” dhe do të mirëpresë promovime librash, koncerte, ekspozita apo takime.

“Emërtesa e teatrit është zonja e Bujtinës, zonja e bujtinës në këtë rast është zonja ime, ajo që kam pasur gjithmonë në krah. Ajo ka udhëtuar me mua në të njëjtën rrugë, e ndonjëherë si në këtë rast ecën më shpejt se unë dhe jo thjesht përkrah dhe unë mezi e ndjek”, tha Shundi.

Me një hapësirë për 50-60 spektatorë, mjeshtri i ndriçimit Edi Dingu ka nisur punën. Gjithçka nisi me shembjen e teatrit, një copë prej të cilit Shundi e mori në shtëpi për të ngritur një teatër tjetër. Sot, ai thotë që nuk është vetëm përmes një metafore.

“Kanë këta të lagjes kanë bletë. Bletët e tyre vijnë e kullosin te lulet e mia. Dhe unë nuk luajta mendsh që të shkoj tu them më jepni pak mjaltë se bletët kanë marrë nektarin e lule të mia. Unë jam i kënaqur vetëm për faktin që unë kam lule dhe mund të vijë çdo bletë. Jam i kënaqur që ëmbëltoj dhe mjaltëzoj me lulet e mia, shijen e të tjerëve”. Teatri Zonja e Bujtinës është ende në ndërtim me financim privat të aktorit dhe donacione të miqve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: