TIRANË

“Një teatër tjetër i shëmtuar për të shmangur vëmendjen nga afera më e madhe e qeverisë shqiptare, e cila ka detyruar Ramën që të struket dhe të mos vijë në parlament.” kështu e nisi fjalën e tij në seancë plenare, deputeti i PD, Ervin Salianji ndërsa iu referua debateve të ashpra në seancë plenare.

Salianji u shpreh se prej tre javësh, kryeministri struket e nuk vjen në seancë, pasi cështja kryesore, është afera korruptive e inceneratorëve.

“Një teatër tjetër i shëmtuar për të shmangur vëmendjen nga afera më e madhe e qeverisë shqiptare, e cila ka detyruar Ramën që të struket dhe të mos vijë në parlament. Ka tre javë që nuk vjen në parlament sepse, në tre javë diskutimi kryesor, cështja kryesore, është afera korruptive e inceneratorëve.

Mos harrojmë se Rama dhe ky grup e hapën fushatën për t’i vendosur gjoksin aferës së inceneratorëve në Elbasan. Kjo ishte nisja e fushatës së PS, jo vetëm për të treguar se Rama i dilte për zot kësaj pune, por për të përfshirë të gjithë grupin e PS dhe të gjithë zyrtarët e PS dhe për të intimiduar drejtësinë dhe për të treguar se ky është ai që është vendimmarrësi në këtë aferë.

Nuk ka njeri tjetër vec Ramës, që mund të bëjë bashkë 4 ministra. 3-4 bashki për të vendosur në dispozicion të vetes më shume se 430 mln euro, që shpërndahen për të blerë e vjedhur zgjedhjet, dhe për t’i mbyllur aksesin opozitës, dhe për të intimiduar e blerë, cilindo prej ministrave të përfshirë që mos kenë asnjë mundësi të flasin.

Pra, kjo aferë u tentua të mbyllej edhe në komision. Komisioni u mbyll dhe u shty për shkak të insistimit të opozitës, për shkak të kërkesës së opozitës dhe për shkak të presionit të partnerëve tanë ndërkombëtarë.

Ne nuk mundet të jemi hipokritë sic është PS, kur thotë e kemi besimin te drejtësia dhe është e pavarur kur është në favor të tyre, dhe nuk e kanë kur është kundër tyre. Mos harroni se për besueshmëri nuk mund të flisni dot. Jeni të pabesueshëm, keni thënë s’ka kanabis në Shqipëri, sot ministrin më të suksesshëm të kësaj qeveria e keni bërë kurban, mund të jetë fillim i mbarës po s është përgjejgësi kryesor.

E pamë aferën e gjeneral Lisit me njeriun më të afërt të Ramës, keni insistuar në cdo akt politik dhe keni dalë në mashtrim, sic përdorët ata të parlamentit të kaluar dhe tymnajën me Presidentin, se e thatë ‘festë demokracie’, po sot cfarë është gjykatë e pavarur? Sot rrini me kokën ulur, dhe ashtu duhet të rrini se përdorni parlamentin me afera korruptive.

Fermerët e Korcës dhe devollit dalin për të protestuar për bukën e gojës, ndërsa 430 mln euro merren nga xhepat e shqiptarëve, hiqen nga ndihma ekonomike e KEMP-i, vidhet me inceneratorët, nga të katër anët nga qeveria gjobitet biznesi i vendosen kasa fiskale.

Ne kemi votuar e do votojmë pro, për një marrëveshje ndërkombëtare. Kjo marrëveshje e ardhur nga partnerët, vjen si shqetësim i vendeve të BE për rritjen e kriminalitetit.

Ne jo vetëm eksportojmë krim në Evropë, por edhe e mbrojmë. Nuk ju ekstradojmë, nuk ju cojmë atje, vetëm punoni për PS. Gjendja e kriminalitetit del në cdo media kombëtare, gjeneral Lisi, kanabisi me Tahirin, gjendja e kriminalitetit.” u shpreh Salianji.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb