Një tërmet i fuqishëm 6 ballë tronditi fshatin Olimpik të Tokyos, ku është duke u mbajtur Olimpiada, teksa për fat të mirë nuk raportohen dëme.

Tërmeti goditi brigjet e Tokyos rreth orës 5:30 të mëngjesit me orën lokale. Autoritetet përkatëse kanë përjashtuar mundësinë e shkaktimit të ndonjë cunami, duke qetësuar banorët.

Dridhjet e forta mësohet të kenë zgjatur për rreth 30 sekonda, por për fat të mirë, ky tërmet nuk solli pasoja. Sportistët janë parë të alarmuar, disa prej tyre nuk janë futur më në dhomat e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb