Më pak se një muaj pasi filluan një seri tërmetesh në Islandë, me magnitudë deri në 5,8 ballë Rihter, sot një tjetër tërmet i fortë goditi veriun e ishullit.

“Tërmeti i fundit pati një forcë prej 4,7 ballësh Rihter”, njoftoi Zyra Islandeze e Motit.

Nuk ka raportime për viktima apo dëme. Pajs kësaj, pati dhjetëra pasgoditje.

Ato ndodhin përgjatë Tjornsit, në veri të Siglufjordur, por larg kryeqytetit Rejkjavik, që ndodhet në jugperëndim.

Që prej fillimit të dridhjeve në 19 qershor, mijëra tërmete të vegjël janë regjistruar në zonë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: