Greqia është goditur nga një tjetër tërmet dhe për fat të mirë nuk ka pasur dëme në njerëz. Tërmeti me madhësi 4.8 i shkallës Rihter, raporton Qendra Evropiane e Sizmologjisë e kishte epiqendrën 15 kilometra në jug të qytetit të Aiglo dhe 28 kilometra në juglindje të qytetit të Patras në një thellësi prej 38 kilometrash.

Lëkundje të dobëta janë ndjerë edhe në Krini që ndodhet 3 km nga epiqendra, Naupacte 28 km larg dhe Amaliada, 68 km larg.

Nga të dhënat paraprake, bëhet me dije se nga tërmeti nuk ka dëme të konsiderueshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: