Një tërmet me magnitudë 6,8 ballë të shkallës Rihter goditi sot brigjet e Kilit, theksoi Instituti gjeologjik amerikan (USGS), pa shpallur alarm për cunami.

Nga ana e tij shërbimi kombëtar i urgjencave i Ministrisë së Brendshme theksoi se tërmeti nuk ka shkaktuar viktima dhe as dëme materiale.

Sipas USGS, tërmeti ndodhi 78 kilometra në veriperëndim të qytetit Vallenar, në një thellësi prej 23 kilometrash.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: