PEKIN– Një miliarder tjetër kinez, drejtues i kompanisë së veshjeve të modës ”Metersbonwe”, është zhdukur, njoftoi sot kompania e tij.

Ka patur gjithashtu edhe spekulime në lidhje me një arrestim të mundshëm të tij, në kuadër të një fushate antikorrupsion nga autoritetet kineze.

Zhou Chengjian, është klasifikuar i 62-i në listën e shtetasve kinezë më të pasur, sipas revistës së specializuar ”Hurun”.

”Transaksionet bankare për këtë markë u pezulluan për të mbrojtur interesat e investitorëve”, njoftoi kompania.

Pa cituar burimin, një gazetë e qytetit Qianjiang njoftoi se miliarderi mund të jetë ndaluar në kuadër të një kundravajtjeje tregtare, që e ka zanafillën nga transaksionet në bursë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: