TIRANE – Mediat në Kosovë shkruajnë se Valdet Rama është futbollisti tjetër i kombëtares shqiptare, që do t’i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës.

I lënë jashtë grumbullimit prej disa muajsh nga Gianni de Biasi tek Kombëtarja shqiptare, duket se lojtari do të ndjekë rrugën e Rashicës, Mehës e Shalës.

Gazeta ‘Olle’ bën të ditur, duke cituar burime konfidenciale, se Valdet Rama pritet ta bëjë nesër kërkesën që do t’i shkojë FFK-s dhe FIFA-s.

Madje, gjatë ditës së sotme ai ka biseduar edhe me trajnerin Albert Bunjaku.

Valdet Rama, mesfushor me tipare sulmuese, ka luajtur për kuqezinjtë, por dëmtimet duket se e lanë jashtë takimeve zyrtare, ndërsa De Biazi nuk e grumbulloi në finalet e Europianit “Francë 2016”.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb