Covid-19 prek një tjetër futbollist të kombëtares së Shqipërisë. Armando Broja ka rezultuar pozitiv në testin e fundit përpara ndeshjes në kampionatin holandez mes Vitesse dhe Heerenveen.

Armando Broja Vitesse Anp
Armando Broja Vitesse Anp

Lajmi është bërë I ditur nga klubi i Vitesse, që nënvizon se sulmuesi është izoluar menjëherë. Një lajm i keq për 19-vjeçarin, që ndalet në momentin më të mirë. Sipas të gjitha gjasave, Broja ka mbyllur përpara kohe vitin, pasi kampionati holandez ndalet më 23 dhjetor.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: