COVID-19 i ka marrë jetën një tjetër infermiereje.

Bëhet fjalë për infermieren Fatime Poci, e cila ka humbur betejën me virusin e rrezikshëm në moshën 57-vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur Urdhri i Infermierëve përmes një postimi në rrjete sociale, ku ngushëllon familjarët, miqtë dhe kolegët që e njohën e punuan me infermieren Poci.

Njoftimi i plotë i Urdhrit të Infermierëve:

Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të koleges sonë të nderuar Znj. Fatime Poci, 57 vjeçe prekur nga Covid-19.
Ndarja nga jeta e znj . Poci, është një humbje e madhe për familjarët, miqtë, kolegët dhe gjithë ata që e njihnin dhe patën fatin të punonin me të, me nje eksperiencë disa vjeçare në profilin e infermieristikës pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik në Librazhd dhe pranë Qëndrës Shëndetësore nr.4 në Tiranë.
Në emër të të gjithë kolegëve Urdhri i Infermierit të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve, miqve, kolegëve dhe gjithë të dashurve të saj për këtë humbje të pazëvendësueshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb