Deputeti i Parisë së Lirisë Petrit Vasili, ka reaguar në lidhje me vdekjen e Lear Kurtit, 32-vjeçari i cili humbi jetën ndërkohë që ishte i shoqëruar në komisariatin numër 3 të kryeqytetit.

Me anë të një postimi në Facebook, Vasili ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi.

Ai ka kujtuar rastin e Klodian Rashës, të riut që u vra nga një efektiv i policisë pasi kishte thyer orën policore gjatë kufizimeve të pandemisë dhe 7-vjeçares Jonada Avdia, e cila u vra nga një ish shef police me një mjet lundrues në Potam të Himarës.

Postimi i plotë:

Ministri Çuçi te largohet menjehere!
Edhe sa jete te tjera duhet te marre policia, qe ta kuptoje ky minister kete!
Çdo minute qe Ministri Çuçi rri akoma, edhe nje sekonde te vetme, ne ate karrige eshte rivrasje e qytetareve, mbeshtetje dhe inkurajim qe policia te vazhdoje te vrase dhe te mashtroje e manipuloje provat e faktet kunder njerezve te ndershem.
Kur vranë Klodian Rashën thanë në fillim që ishte me probleme mendore. Pastaj që kishte pistoletë. Pastaj nuk kishte pistoletë. Pastaj as probleme mendore. Por video asgjesuese provoi krimin dhe mashtrimin absolut
Por fakti absolut i provuar eshte që e vrau policia.
Çuçi vetem mohoi dhe mbeshteti mashtrimet e policise.
Vajza e vogel 7 vjeçare Jonada Avdia humbi jeten ne plazh ne Himare se nje polic e vrau me skaf dhe gjithshka sa ndodhi ishte tragjike dhe reagimi e informacioni ishin per turp.
Dhe Çuçi rri aty qetesisht sikur s’ka ndodhur asgje.
E tmerrshme gjithshka ndodhi me Lear Kurtin.
Nje here thone se ishte me makinë, pastaj thone ndaloi e pastaj iku me vrap. Pastaj skishte makinë. Po thonë që u ndje keq në Komisariat Laert Kurti, pastaj që nuk arriti në Komisariat. Pastaj thone vdiq ne spital dhe pastaj spitali thote se i shkreti djale erdhi pa jete ne ne spital.
Nje tjeter jete u muarr nga policia dhe u perdhos me mashtrime pa fund.
Prangat ne duart e trupit pa jete te Lear Jurtit ne nje shtrat spirali jane akuze pa shfajesim.
Perseri Çuçi ishte ne anen e policise, qe vrau dhe mashtroi dhe jo ne anen e qytetareve
Edhe sa jete njerezish duhen marre nga policia qe Çuçi te largohet nga karrigia, qe pikon gjak.
Turp e faqe e zeze!
Mbushur policia me patronaxhiste qe te frymezuar nga arroganca e Edi Rames sillen si kriminele dhe armiq te qytetareve.
Largohu Minister ik sa me pare, vrasjet jane deshmi, denoncim dhe mallkim, qe nuk harrohen kurre.
Minister sillu nje here te vetme si qytetar dhe prind dhe jo si legen, qe i zvarritet dhe i jargavitet karriges dhe kryeministrit.
Minister Çuçi jeta eshte shume me e gjate se karrigia dhe kryeministri bashke.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb