TIRANE

Një tjetër kandidate nga rradhët e Partisë Demokratike ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit në KQZ.

Burime për “Balkanweb” bëjnë me dije se bëhet fjalë për kandidaten e PD-së në Gjirokastër, Florjana Dhimitri, e cila ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit pranë Komisionit Qendror Zgjedhor, ku pritet të kërkojë edhe mandatin e deputetit.

Kujtojmë që sot në Kuvend u betuan  tre deputetë të rinj. Korab Lita, nga lista e Tiranës, Arlind Çarçani në Korçë dhe Halil Jakimi në Dibër vinin nga listat PD-së. Me betimin e tyre numri i ligjvënësve në Kuvend shkon në 102.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb