CEO i Mondelez International Inc, Dirk Van de Put tha në një intervistë për Reuters se prodhuesi i biskotave Oreo ka tërhequr reklamat e tij nga Twitter, pasi Elon Musk bleu faqen e medieve sociale.

“Ajo që kemi parë kohët e fundit që kur është bërë i ditur ndryshimi në Twitter, është se sasia e gjuhës së urrejtjes është rritur ndjeshëm”, tha Van de Put, transmeton Telegrafi.

“Ne ndjemë se ekziston rreziku që reklamat tona të shfaqen pranë mesazheve të gabuara”.

“Si pasojë, ne kemi vendosur të bëjmë një pauzë dhe një pushim derisa rreziku të jetë sa më i ulët”, tha ai.

Twitter javën e kaluar pushoi gjysmën e fuqisë punëtore pasi reklamuesit tërhoqën shpenzimet mes shqetësimeve për moderimin e përmbajtjes. Prodhuesit e automjeteve, General Mills Inc (GIS.N) dhe United Airlines Holdings Inc (UAL.O) janë ndër kompanitë që po ndalojnë reklamat në Twitter.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: