Ministrja francez e Sportit, Laura Flessel, ka vendosur të largohet nga qeveria e udhëhequr nga kryeministri Edouard Philippe “për arsye personale”.

Ky fakt është bërë i ditur nga mediat franceze. Vendimi në fjalë vjen pas dorëheqjes së befasishme të ministrit të Tranzicionit Ekologjik, Nicolas Hulot, shkruan ‘Tgcom’.

Siç tregojnë edhe sondazhet, ku vlerësimi për qeverinë e tij është ulur me 10 pikë, tashmë presidenti Emmanuel Macron pritet të njoftojë në mesditë riorganizimin e qeverisë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: