Vazhdon saga e infektimeve në shkollën e mesme “Siri Shapllo” në Gjirokastër.

Gazetarja Brikena Metaj raporton për “BalkanWeb” se një tjetër nxënëse e klasës X ka rezultuar pozitive duke detyruar mbylljen e klasës, tamponimin e nxënësve dhe mësuesve.

Ndërkohë në Qarkun e Gjirokastrës janë regjistruar edhe 6 raste të reja me Covid-19 nëpër institucione të tjera shtetërore. 2 prej tyre mësohet se janë punonjës në Doganën e Kakavijës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb