Merkato e verës së viti 2016 do të rezultonte shumë e nxehtë për skuadrën e Napolit e cila momentalisht udhëheq “Seria A” me +1 pikë nga Juventusi. Në atë kohë ekipi i presidentit Aurelio De Laurentis do të shiste Gonzalo Higuain për shifrën e 90 mln eurove duke humbur kështu jo vetëm një sulmues të frikshëm që ishte kthyer në makineri golash, por edhe idhullin e tifozëve, që sot është ndër më të urryerit në Napoli.

Për të zëvendësuar ish-futbollistin e Real Madrid, Napoli bleu nga Ajax polakun Arkadiusz Milik që kushtoi jo pak, por 35 mln euro. Që prej transferimit të tij nga Holanda 24-vjeçari që kishte realizuar 47 gola dhe dhuruar 18 asiste nuk e ka gjetur veteveten.
nintchdbpict000355442716
Arsyeja kryesore janë dëmtimet. Sezonin e kaluar polaku mbeti 5 muaj jashtë fushave dhe në momentin që u rikthye nuk arriti të kapte një vend në formacion. Sezoni i ri aktual, nuk ndryshon shumë nga ai i kaluari kur bëhet fjalë për dëmtimet. Milik prej 3 muajsh është i dëmtuar.
milik.napoli.seduto.terra.2017.690x400
Gjithsesi duke lënë pas një kalvar të gjatë mungesash, siç raportohet nga Italia, sulmuesi është i gatshëm për tu vendosur në dispozicion të trajnerit Mauricio Sarri.

Polaku do të grumbullohet për sfidën e ardhshme kundër Atalantës, por për një vend titullari është shpejt të flitet. Pavarësisht kësaj, ky lajm nuk shihet pozitivisht nga Juventus që shikon rivalët t’i përforcohet grupi. Nga ana tjetër tifozët e Napolit ndihen të entuziazmuar nga rikthimi i polakut pasi duke i shtuar ekipit aftësitë e tij pretendohet që në fund të sezonit Napoli të ngrejë lart në qiell titullin kampion të “Seria A”.
Gol-665x400
(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb