Një tjetër rast pozitiv në shkollën 9-vjeçare në Ersekë. Pas mësueses së fizikës e cila rezultoi të dielën pozitive për koronavirusin, është prekur edhe nëndrejtoresha e shkollës. Mësohet së ajo prej pak ditësh është karantinuar në banesën e saj.

Mësimi vijon normalisht sipas rregullave dhe protokollit dhe mësueset e prekura janë zëvendësuar. Ndërkaq kontakteve të afërta të nëndrejtoreshës së shkollës 9-vjeçare iu janë marrë tamponët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb