ITALI

Alketa Vejsiu nuk ishte e vetmja shqiptare që preku skenën e Sanremo-s, natën e djeshme teatri Ariston u ‘elektrizua’ nga këngëtarja me famë ndërkombëtare, Dua Lipa.

Ardhja e Dua Lipa-s në edicioni e 70 të Festivalit të muzikës italiane ishte përfolur shumë, por performanca e yllit të muzikës pop ishte surpriza e mbrëmjes. Përmes profilit zyrtar të Festivalit të Sanremos-s u mësua se e ftuara e mbrëmjes së katërt ishte Dua Lipa, këngëtarja me origjinë shqiptare, cilësuar si artistja me numrin më të madh të nominimeve në Brit Aëards dhe me dy çmime Grammy.

Këngëtarja me origjinë kosovare performoi hitin e saj “ Don’t start noë” bashkë me grupin e balerinëve, duke ‘ndezur’ skenën madhështore të Sanremo-s. Këngëtarja u shfaq e veshur e gjitha në ngjyrë të zezë, me një fund të shkurtër dhe një xhaketë minimaliste të cilën e hoqi gjatë performancës.

Në përfundim performancës, në shenjë vlerësimi, këngëtarja 25- vjeçare mori buqetën me lule nga moderatori i Festivalit, Amadeus. Dua Lipa falenderoi në anglisht për mbështetjen që i dhanë në skenën madhështore të Sanremo-s. Po ashtu mbrëmja e katërt pati edhe surpriza të tjera, siç ishte puthja e Tiziano Ferro dhe Fiorello, në përfundim të performances së tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: