Autoritetet në prefekturën Kagoshima në Japoninë jugperëndimore kanë gjetur një top hekuri me diametër rreth 1.5 metra në bregun e një prej ishujve lokalë, origjina dhe qëllimi i të cilit mbeten të panjohura.

Më 21 shkurt, një top i ngjashëm u gjet në bregdetin e prefekturës Shizuoka në pjesën qendrore të vendit. Autoritetet e Kagoshimës, si rezultat i kontrollit, konstatuan se topi ishte i zbrazët brenda, por ishte aq i rëndë sa ishte e vështirë për ta lëvizur. Sipas një prej supozimeve, mund të jetë një vozë deti që ka dalë në breg.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: