Rritja e infektimeve nga koronavirusi, për shkak të përhapjes masive të variantit Delta, ka bërë që edhe Mali i Zi të shtrëngojë masat.

Organet shëndetësore kanë njoftuar ditën e sotme ashpërsimin e masave për shtetasit shqiptarë dhe të gjithë ata që futen në Malin e Zi. Kështu, për të hyrë në vendin fqinj duhet certifikata e vaksinimit ose testi PCR.

Këto masa hyjnë në fuqi ditën e sotme dhe do të zbatohen deri më 10 shtator. Ndërkohë, të njëjtat kushte do duhet të plotësohen edhe për vendasit, në dasma, ditëlindje apo festa të tjera.

Të gjitha masat shtrënguese të Malit të Zi:
1.çertifikaten e vaksinimit me dy doza ose me nje doze.
2. Test PCR jo me shume 72 ore.
3. Vertetim qe ke kaluar COVID 19 jo me pak se 14 dite dhe jo me shume se 180 dite nga testimi pozitiv me COVID 19
4.Test antigen negativ jo me shume se 48 ore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb