Futbollistët fitojnë shumë dhe si pasojë janë gjithmonë në shenjëstër të hajdutëve. Viktima e radhës e tyre është bërë Ivan Perisic. Kroati që luan me Interin është paraqitur mbrëmjen e së enjtes në kazermën e karabinierëve në Milano, ku ka denoncuar vjedhjen në shtëpinë e tij të sendeve me vlerë që kapin shifrën 80 milion euro.

Perisic Famiglia
Perisic Famiglia

Futbollisti ka bërë të ditur se sapo ka hyrë në banesë, ka parë që mungonte një nga kutitë e bizuterive në garderobën e tij. Brenda saj ndodheshin tre orë të markave më të njohura. Po ashtu, Perisic la saktësuar se nuk ka parë shenja dhune në apartament, ndërsa hajdutët kanë marrë vetëm sendet me vlerë, ndërsa kanë lënë në vendin e tyre paratë që ndodheshin në shtëpin e kroatit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb