SHKODËR- Një tjetër ngjarje e rëndë në bregdetet shqiptar. Një 13-vjeçar është mbytur pasditen e sotme në Velipojë.

Sipas policisë viktima është 13-vjecari me inicialet L.I. nga Mitrovica Kosovë. Mësohet se djali ndodhej bashkë me familjen në plazh, ku kishin ardhur për të kaluar fundjavën.

Ai është futur për t’u larë në det por nuk ka mundur të dalë i gjallë. Pushues të tjerë e kanë nxjerrë trupin e tij në breg duke u përpjekur ta sjellin në jetë por ka qenë e kotë.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 05.08.2017, rreth orës 14:30, në plazh Velipojë, kemi marrë njoftim se aksidentalisht është mbytur në ujë, një fëmije L. I, 13 vjeç, banues në Mitrovicë, Kosovë.

Ekipi mjeksor dhe Policia kanë mbritur menjëherë në vendngjarje, por fëmija ka ndërruar jetë.
Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb