Një tjetër zjarr në Patos përveç atij të Margëlliçit. Një vilë dy katëshe në lagjen “29 Marsi” ka marrë flakë dhe po shkrumbohet. Flakët kanë rënë në katin e sipërm të banesës.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes. Dy zjarret paralelë kanë vështirësuar punën e zjarrfikësve. Për të normalizuar situatën janë kërkuar përforcime nga Berati e Mallakastra ndërsa ndodhen në terren forcat e Patosit, Fierit, Albpetrolit e Roskovecit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb