Koronvirusi nuk kursen askënd. Një tjetër zyrtare shqiptare del pozitive me COVID-19. Bëhet fjalë për drejtoreshën e Operatorit të shërbimit shëndetësor, Mirela Cami e cila pas testit ka rezultuar e prekur nga virusi i rrëzikshëm.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se është kryer e njëjta procedure si për çdo qytetar edhe për znj. Cami e cila është tashmë e vetizoluar në shtepi por vijon të punojë nga shtëpie.

Gjendja e saj, me sa mësohet është e mirë. Ndërkohë kujtojmë se edhe kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj është prekur nga koronavirusi. Po kështu edhe deputeti Adriatik Alimadhi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb