Largimi i Robert Lewandowski-t ka lënë një gropë të madhe në shtëpinë e Bayern. Afrimi i Sado Mane nuk po jep efektet që drejtuesit e klubit shpresonin, për këtë arsye gjetja e një “bomberi” është kthyer në prioritet kryesor. Në fakt Bayern e ka një emër, Harry Kane, një dëshirë e vjetër e Oliver Khan: “Kane është një ëndërr, të shohim se çfarë do të ndodh”, u shpreh pak kohë më parë drejtori i Bayern.

Kane
Kane

‘Kicker’ përforcon edhe më shumë këtë ide, me të përditshmen gjermane që shton se Bayern ka nisur kontaktet edhe me drejtuesit e Tottenham pasi me agjentin e sulmuesit po flasin prej kohësh. Harry Kane ka një kontratë me “gjelat” deri në 2024, deri më tani nuk ka pranuar rinovimin, në këto kushte, Bayern do të bëjë gjithçka për të transferuar në Munih kapitenin e përfaqësueses angleze. Kane apo dikush tjetër, e sigurt është se Bayern në verë do të bëjë gjithçka për të gjetur një “bomber” të ri.

Vlahovic
Vlahovic

Së fundmi u përfol për një interesim të Bayern për Vlahovic, por nga mediat gjermane kanë hedhur poshtë ketë opsion, në mënyrë kategorike sipas tyre, Bayern nuk e ka sulmuesin e Juves në listën e dëshirave.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb