Sinisha Mihajloviç pritej të ishte trajneri i Juventusit pesë vite më parë, por më pas presidenca bardhezi zgjodhi të marrë Masimiliano Alegrin dhe pjesa tjetër është histori, me bardhezinjtë, që vijojnë të dominojnë gadishullin Apenin duke fituar titullin e tetë radhazi kampion, si askush tjetër më parë.

Gjithsesi Alegri duket se nuk do të qëndrojnë më te Juventusi dhe me kontratën, e cila i skadon qershorin e ardhshëm, drejtuesit e klubit torinez mendojnë për pasuesin. Në skenë rikthehet sërish serbi, që aktualisht po drejton Bolonjën. Mihajloviç pëlqehet shumë nga Nedved, por tifozët e Juventusit nuk e duan në stolin bardhezi, duke shprehur revoltën e tyre në rrjetet sociale. Gjithsesi, çdo gjë do të vendoset pas takimit Alegri-Anjeli, menjëherë pas përfundimit të kampionatit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb